Tenis, Novak Djokovic kalon pa probleme në raundin e katërt të French-Open
Numri një i tenisit botëror, Novak Djokovic, arriti të shtunën të bëjë përpara në raundin e katërt të turneut French-Open në Roland Garros. Ky është viti i 11-të radhazi që Djokovic arrin 1/8-at.
Djokovic mposhti tre me zero me sete kolumbianin Daniel Elahi Galan në rreth dy orë lojë që e pa atë të fitonte 6-0, 6-3, 6-2.
Seti i parë zgjati vetëm 26 minuta duke konfirmuar sërish se Djokovic po gëzon një formë mbresëlënëse fizike. Galan fitoi lojën e parë vetëm pasi Djokovic kishte mbyllur një set dhe dy lojë të setit të dytë.
The smile. The shot!
Take a bow, Galan ?#RolandGarros pic.twitter.com/LUoLMrqvpz
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 3, 2020
Në raundin tjetër serbi do të ketë përballë rusin Karen Khachanov.
Djokovic ka humbur vetëm një herë deri më tani për sezonin aktual të këtij viti, humbje që erdhi tre javë më parë në 1/8-at e US-Openit përballë spanjollit Pablo Carreno Busta, ku serbi humbi toruan dhe goditi gjyqtaren me top, ngjarje për të cilën ai u s’kualifikua dhe më vonë kërkoi ndjesë.
Në Roland Garros serbi shihet si favoriti kryesor bashkë me 12-herë kampionin Rafael Nadal dhe zviceranin Dominic Thiem.
Pritshmëritë janë të larta për Djokovic, i cili favorizohet nga fakti se shorti i ka shmangur mundësinë që ai të ndeshet përpara finales me një mes Thiem apo Nadal.
Lexoni gjithashtu:
Tenis, French-Open do të lejojë nga një mijë spektatorë për ndeshje pavarësisht pandemisë
Tenisti serb qëllon me top gjyqtaren, skualifikohet nga turneu
Tenis, Rafael Nadal bën përpara në Roland Garros, pa probleme edhe për Dominic Thiem
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta