Tenis, Novak Djokovic s’do të marrë pjesë në Madrid Open
Numri një i botës në tenis, Novak Djokoviç, nuk do të marrë pjesë në turneun Madrid Open.
Lajmin e njoftoi vetë 33-vjeçari serb teksa u shpreh me trishtim se nuk do të mund të udhëtojë për në Madrid të dielën.
“Kanë kaluar dy vite tashmë, goxha kohë, shpresoj të shihemi vitin tjetër,” – tha Djokoviç, i shpallur kampion herën e fundit kur Madrid Open u mbajt në vitin 2019.
Turneu i vitit që shkoi u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19. Tenisti serb 18 herë kampion i turneve Grand Slam, fitoi në muajin shkurt Australian Open-in.
Megjithatë javën e shkuar u shtang nga një humbje me 28-vjeçarin rus Aslan Karatsev në gjysmë-finalen e Serbia Open, ndërkohë që më parë në Monte Carlo humbi përballë britanikut Dan Evans.
Djokovic pritet të jetë i gatshëm për turnetë e radhës, ato të Romës dhe Beogradit muajin e ardhshëm, teksa synimi i tij kryesor është që të shpallet kampion në French Open, turne që nis zyrtarisht më 30 maj.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta