Tenis, Rafael Nadal bën përpara në Roland Garros, pa probleme edhe për Dominic Thiem

28 Shtator 2020 | 19:30

Dymbëdhjetë herë kampioni i turneut francez të tenisit, Rafael Nadal nuk e pati të vështirë të kalonte raundin e parë që kishte përballë bjellorusit Egor Gerasimov.

Tridhjetekatërvjeçari i ashtuquajtur “Mbreti i fushave me dhe” fitoi me tre sete 6-4; 6-4; 6-2 në dy orë e pesë minuta lojë.

Në raundin e dytë Nadal do të përballet me amerikanin Mackenzie McDonald, i renditur i 211-ti në ranglistën e Federatës Botërore të Tenisit (ATP).

Nadal, i cili synon të barazojë rekordin e Roger Federer me 20 tituj Grand-Slam të fituar, e ka cilësuar edicionin e këtij viti të Roland Garros si ndër më të vështirët, pasi zhvillohet në vjeshtë dhe pritet t’i shtyjë tenistët të sforcohen më shumë pasi në lagështirë topi do jetë më i rëndë ndërsa fusha më e rrëshqitshme.

Spanjolli, i cili para këtij turneu ka zhvilluar vetëm një ndeshje në fusha me dhe, mund të përballet me numrin një të botës, Novak Djokoviç.

Ndërkohë nga ndeshjet e tjera të ditës së dytë të turneut francez, mundi të bënte përpara edhe Dominic Thiem, i cili mposhti po me tre sete kroatin Marin Cilic, 6-4; 6-3; 6-3.

 

Lexoni gjithashtu:

Tenis, Serena Williams e nis mbarë turneun e Roland Garros

Tenis, French-Open do të lejojë nga një mijë spektatorë për ndeshje pavarësisht pandemisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026