Tenistët rusë dëbohen nga kampionati i Uimbëlldonit

20 Prill 2022 | 19:56

Organizatorët e Uimbëlldonit kanë vendosur të mos lejojnë pjesëmarrjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia në turneun e këtij viti.

Lëvizja do të thotë se numri 2 në botë, Daniil Medvedev, por edhe numri 1 në botë për femra, Victoria Azarenka nuk do të garojnë në eventin që mbahet këtë verë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Të njëjtin fat do të ketë edhe tenisti tjetër rus Andrei Rublev, i teti në botë. Duke reaguar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi vendimin.

“Duke qenë se Rusia është një vend me tenistë të fortë dhe kur atletët tanë zënë majat e klasifikimeve botërore, vetë turneu do të dëmtohet nga ky vendim”, deklaroi Peskov. Ai u shpreh se, është e papranueshme që atletët bëhen sërish pengje të politikave të paragjykimit, intrigave dhe veprimeve armiqësore ndaj Rusisë.

Uimbëlldoni nuk ndalonte pjesëmarrjen e atletëve që pas Luftës së Dytë Botërore, kur sportistët nga Gjermania dhe Japonia nuk u lejuan të konkurronin. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele

Përpara samitit të 36-të të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i cili do të mbahet në Ankara, masat e sigurisë janë forcuar rreth...
19:04 | 06/07/2026