Tenisti i njohur Novak Djokovic rezulton pozitiv me COVID-19
Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, pas pjesëmarrjes në një kampionat tenisi të organizuar nga vetë tenisti në Serbi dhe Kroaci.
Djokovic është lojtari i katërt që rezulton pozitiv ndaj virusit pas lojës së mbajtur së pari në Beograd e më pas fundjavën e shkuar në Zadar.
“Në momentin që mbërritën në Beograd shkuam të testohemi. Rezultati im ishte pozitiv, po ashtu edhe Jelena, ndërsa fëmijët tanë kanë rezultuar negativ”, u shpreh Djokovic në një deklaratë.
Djokovic mori mjaft kritika për organizimin e kampionatit dhe sjelljen e lojtarëve nga jashtë në mesin e pandemisë coronavirus, ndërkohë që nuk janë vënë re masa për distancim social gjatë ndeshjeve të zhvilluara.
Djokovic ishte imazhi kryesor i “Adria Tour”, një event që nisi në kryeqytetin serb dhe më pas u zhvendos drejt Zadarit. Pas anulimit të ndeshjes finale në Kroaci, Djokovic u kthye në Serbi aty ku iu nënshtrua dhe testit për COVID-19.
Tenisti deklaroi se do të vetizolohej për 14 ditë dhe i ka kërkuar ndjesë personave që mund të jenë infektuar për shkak të kampionatit.
Ylli i tenisit është përpjekur të mbrojë vendimin e tij për të zhvilluar kampionatin e javës së shkuar, pavarësisht prezencës së virusit në vend.
“Çdo gjë që kemi bërë muajin e shkuar, e kemi bërë për qëllimin më të sinqertë. Domethënia e kampionatit tonë ishte për të bashkuar njerëzit dhe për të shpërndarë një mesazh solidariteti e dhembshurie për të gjithë rajonin”, thuhej në deklaratën e tij.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta