Tenisti Zverev luan edhe pse me temperaturë, ngre shqetësime për protokollet anti-Covid

5 Tetor 2020 | 06:49

Tenisti gjerman Alexander Zverev ka nxitur shqetësime pasi deklaroi se luajti me temperaturë në ndeshjen e humbur 3-1 me sete ndaj 19-vjeçarit Jannik Sinner.

Në përballjen e vlefshme për 1/8-at e turneut French Open, që zgjati mbi tre orë, Zverev kërkoi edhe asistencë të mjekëve, përpara se të deklaronte se kishte pasur temperaturë edhe një natë përpara ndeshjes.

Federata Franceze e Tenisit deklaroi se Zverev kishte rezultuar negativ në testin e fundit të COVID-19, test i kryer më 29 shtator. Sipas protokollit të përcaktuar nga kjo Federatë, ai do të duhej të kishte kryer testin e radhës këtë javë.

Pas ndeshjes Zverev deklaroi se kishte pasur temperaturë mbi 38 gradë celcius dhe ndihej i lodhur dhe me vështirësi në frymëmarrje.

“Nuk jam në gjendje të mirë, nuk duhej të kisha luajtur,” – i tha ai gazetarëve.

Në turneun e shkuar, në US-Open autoritetet kishin përcaktuar në protokollin e tyre edhe matje të temperaturës përpara dhe pas lëvizjes së sportistëve për në impiantet sportive, ndërkohë që tenistëve u ishte thënë që kushdo që do të kishte simptoma si temperaturë, dhimbje gjymtyrësh, ndjesi lodhjeje, koll dhe vështirësi në frymëmarrje, të mos i drejtohej stadiumit.

Çështja e Zverev dhe protokolleve të sigurisë anti-Covid zbehën faktin se Sinner u bë tenisti më i ri në moshë që kalon në çerek-finalet e Frenc-Open që prej vitit 2006 kur një gjë të tillë e arrinte Novak Djokovic.

 

Lexoni gjithashtu:

Liverpool dhe Manchester United pësojnë humbje të thella 7-2 dhe 6-1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026