Tenistja Kvitova në çerek-finalet e French-Open katër vite pas sulmit me thikë që i rrezikoi karrierën

6 Tetor 2020 | 06:51

Tenistja Petra Kvitova nuk i përmbau lotët pas fitores ndaj kinezes Shuai Zhang në 1/8-at e French-Open.

Tridhjetëvjeçarja çeke u shpreh për mediat se në momentin kur përballja u mbyll, iu rikthye në mendje sulmi me thikë që vuajti katër vite më parë.

“Gjithçka më erdhi në mendje sapo mbaroi dhe u emocionova shumë, ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë,” – tregoi Kvitova ndërsa e ndau këtë edhe me një postim në Twitter.

Kur ishte 26-vjeçe tenistja vuajti një sulm me thikë nga një keqbërës që i mësyri në shtëpi për ta grabitur. Ajo pësoi lëndime serioze në dorë të cilat kërkuan ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët i thanë se mundësitë që ajo t’i rikthehej fushave të tenisit ishin të vogla, sidoqoftë dy herë kampionia e Wimbledonit shtrëngoi dhëmbët dhe vërtetoi të kundërtën.

Ajo rifilloi stërvitjet në mars 2017 dhe dy muaj më vonë shënoi rikthimin pikërisht në turneun French-Open. Tre vite më vonë, ia doli mbanë të siguronte për herë të parë kualifikimin për në çerek-finale pas 8 vitesh mungesë.

Asaj iu deshën vetëm 85 minuta për ta mundur 31-vjeçaren kineze dhe tashmë në raundin e gjashtë do të ketë përballë gjermanen Laura Siegemund, e cila mundi Paula Badosën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026