Tension në ajër, NATO ngre avionët luftarakë në Poloni si përgjigje ndaj Putinit

25 Shkurt 2025 | 16:16

NATO ka aktivizuar avionët e saj luftarakë në Poloni sot, pas një vale sulmesh ajrore dhe përdorimi të bombarduesve strategjikë nga Rusia kundër Ukrainës.

Ky hap vjen në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka insistuar se dëshiron një paqe të shpejtë, pavarësisht se ka intensifikuar përdorimin e forcës ushtarake.

Komanda e Operacioneve të Forcave të Armatosura të Polonisë ka bërë të ditur se, për shkak të aktivitetit të intensifikuar ajror nga Rusia, aviacioni ushtarak polak ka nisur operacione në hapësirën ajrore të vendit.

Gjithashtu, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët për të monitoruar situatën.

Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake shkroi këtë mëngjes se ishte gati “për një përgjigje të menjëhershme”. Kërcënimi tani ka kaluar, me përfundimin e sulmit rus.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas një fluturimi demonstrues të një bombarduesi amerikan B-52, që kaloi më pak se 80 kilometra nga kufiri rus.

Ky fluturim ishte një mesazh i fuqishëm për forcimin e pranisë ushtarake të SHBA në Evropë, në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Avioni B-52 u shoqërua nga avionët luftarakë F-35 dhe F/A-18, dhe fluturoi mbi shtetet e NATO-s, teksa një parade ushtarake në Estoni përkujtonte Ditën e Pavarësisë së vendit.

Tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, ndërsa përpjekjet për paqe mbeten të pasiguruara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çështjes së Tajvanit, gjatë një telefonate me...
20:20 | 01/07/2026

“PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a

Nga janari i vitit 2028, lojërat e reja elektronike për platformën legjendare “PlayStation” nuk do të publikohen më në disqe. Lajmin e ka bërë të...
20:12 | 01/07/2026

Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme

Irani njoftoi të mërkurën se një pjesë e aseteve të ngrira prej 6 miliardë dollarësh do të përdoret për blerjen e mallrave të nevojshme, pas...
20:06 | 01/07/2026