Tension në qiellin e Baltikut, dy F-35 italianë ndjekin avionin rus

28 Gusht 2025 | 20:34

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur në ajër dy avionë luftarakë F-35A Lightning II nga baza ajrore Amari në Estoni.

Në këtë ndërhyrje, avionët F-35 identifikuan dhe shoqëruan një An-124 “Condor”, avion transporti strategjik rus që fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë rajonit të Baltikut, në rrugën e tij drejt apo nga Kaliningradi.

Sipas Komandës Ajrore të NATO-s, ky incident shënon herën e tretë brenda më pak se dy javësh që avionët italianë janë detyruar të ngrihen në ajër në kuadër të misionit të Policimit Ajror në rajonin e Baltikut.

Reagimi i fundit ndodhi më 13 gusht 2025, kur avionët italianë u dislokuan me shpejtësi si pjesë e kapacitetit të NATO-s për reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimeve ajrore (QRA).

Takimet me këtë lloj avioni janë të rralla në krahasim me përballjet më të zakonshme me avionë luftarakë rusë Su-27 apo bombardues Su-24.

NATO konfirmoi gjithashtu publikimin e imazheve nga operacioni, përfshirë një foto të një F-35 italian që fluturon pranë një Su-27 rus, si dhe një tjetër me një Su-24.

Ky ndërhyrje shënon misionin e parë të Policimit Ajror Baltik të Italisë, që kur ajo mori detyrën nga Forcat Ajrore Rumune në fund të korrikut 2025.

Më parë, Italia ka qenë aktive në misione të ngjashme në Rumani me avionë Eurofighter.

Forcat Ajrore Italiane vlerësuan profesionalizmin e pilotëve dhe kontributin e tyre në garantimin e sigurisë ajrore të NATO-s.

“Neutralizimi i kërcënimeve në ajër është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,” deklaroi ushtria italiane, duke shtuar: “Parandalimi është mbrojtja më efektive. Vigjilenca nuk duhet ulur kurrë.”

Që prej vitit 2004, NATO ka mbrojtur hapësirën ajrore të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë përmes misionit të Policimit Ajror Baltik, ku vende aleate rrotullohen për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme 24/7.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Italia i është bashkuar rotacioneve së bashku me vende si Spanja, Hungaria, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë dislokuar avionët e tyre në vende të ndryshme të rajonit për të ruajtur integritetin ajror të aleancës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026