Tensione në Berat, fugoni me ushqime nga Rezervat e Shtetit bllokohet nga PD
Gjashtë ditë para zgjedhjeve, edhe në Berat ka tensione. Gjatë mbrëmjes së të hënës, një furgon me mallra ushqimorë me kuti të ambalazhuara me logon e Rezervave të Shtetit, është ndaluar në rruge nga kandidati demokrat Tomor Alizoti dhe mbështetës të tij.
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti denoncoi ngjarjen duke thënë se “Bashkia Berat shpërndan pako tek familjet e varfra në këmbim të dhënies së votës”.
“Këta që pretendojnë 5 mandate në Berat, shpresat i kanë tek blerja e shpirtrave të njerëzve. Është koha për ndryshim! Përgjegjësit do të dalin përpara ligjit. Drejtësia të veprojë e pa ndikuar nga politika”, u shpreh ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë në një reagim nga Bashkia e Beratit thuhet se bëhet fjalë vetëm për zhvendosje të materialeve nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore dhe akuzoi PD se po kërkon të tensionoi situatën pa arsye.
“Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transparencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike”, thuhet në reagim.
Këtij reagimi iu kundërpërgjigj sërish, kandidati i PD Tomor Alizoti duke thënë se “administrata shtetërore ka orar zyrtar për kryerjen e punës” duke akuzuar përfshirjen e administratës së Bashkisë Berat në fushatë elektorale.
“Kryetarja e Rajonit Nr. 2, njëkohësisht anëtarja e ZAZ 66, është kapur në kushtet e flagrancës dhe në shkelje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, në një furgon plot me pako, pa asnjë autorizim shoqërues. Çdo tentativë për të mbuluar provat dhe për të anashkaluar të vërtetën, do marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh z. Alizoti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta