Tensione në bordin e avionit, gruaja godet ekuipazhin. Stafi detyrohet ta lidhë

31 Janar 2023 | 16:20

Një incident i pazakontë ka ndodhur në bordin e një avioni që fluturonte nga Abu Dhabi për në Mumbai. Një grua italiane raportohet se ka goditur me grusht dhe ka pështyrë ekuipazhin e avionit.

BBC shkruan se ekuipzhi i kabinës u detyrua ta lidhte gruan në sedilje për pjesën tjetër të fluturimit.

Pasagjeri ishte në gjendje të dehur dhe filloi të sulmonte stafin në momentin që ata nuk e lejuan të ulej në klasin e parë, pavarësisht se kishte një biletë ekonomike.

Gruaja hoqi rrobat dhe eci lart e poshtë në korridor në një gjendje pjesërisht të zhveshur.

Stafi i linjës ajrore e cilësoi sjelljen e pasagjeres italiane si “të padisiplinuar” dhe “të dhunshme”.

Gruaja u arrestua pas mbërritjes në Mumbai, por më vonë ajo u lirua me kusht nga gjykata.

Ndërkohë avokati i gruas deklaroi se gruaja ishte ulur në një vend të pakëndshëm dhe kërkoi të zhvendosej në një vend më të lirë, duke përgënjeshtruar deklarimet e stafit të avionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy...
15:02 | 11/07/2026

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026

Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si...
14:30 | 11/07/2026