Tensione në Lindjen e Mesme, 9 palestinezë të vrarë në një sulm izraelit në Jenin
Të paktën 9 palestinezë janë vrarë të enjten në Lindjen e Mesme, gjatë një operacioni ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor.
Operacioni u krye në qytetin e Jeninit, ku ushtria izraelite kishte zbarkuar për të arrestuar një grup militantësh islamikë që po përgatiste sulme në përmasa të mëdha.
Presidenca palestineze akuzoi Izraelin për një “masakër”, në një kohë kur qyteti verior është kthyer në muajt e fundit në skenë të sulmeve të vazhdueshme.
Aksionet ushtarake janë, sipas Izraelit, pjesë e një ofensive madhore anti-terrorizëm që nisi në muajin prill të vitit të kaluar.
Breshëri të shtënash dhe shpërthime u dëgjuan në mbarë qytetin Jenin, gjatë përplasjes mes trupave izraelite dhe militantëve.
Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se përveç 9 personave të vrarë, rreth 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se njësitë e saj kishin hyrë në qytet për të arrestuar një skuadrilje terroristësh, e përfshirë në planifikimin e sulmeve dhe vrasjeve të civilëve izraelitë.
Ato sulmuan një shtëpi që shërbente si strehë e grupit të Xhihadit Islamik dhe Hamasit. Nga ana e tyre, dy organizatat në fjalë thanë se iu përgjigjën sulmit me armë zjarri dhe pajisje shpërthyese të improvizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike