Tensione në veri të Kosovës, qytetarët serbë kundërshtojnë aksionin anti-kontrabandë të policisë
Aksioni anti-kondrabandë i zhvilluar nga policia e Kosovës ka hasur në kundërshtinë e qytetarëve serbë në veri të vendit. Situata ka agravuar pas kontrolleve në disa farmaci serbe, ndërsa turmat e qytetarëve kanë sulmuar me mjete të forta policinë, ndërkohë që kanë djegur edhe një automjet me targa të Kosovës.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për te shpërndarë turmën. Nga përplasja mes qytetarëve dhe policisë, kanë mbetur disa persona te lënduar, mes të cilëve edhe 7 policë.
Ndërkohë, në prangat e policisë kanë përfunduar 8 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni anti-kontrabandë, është zhvilluar edhe në Prishtinë e Pejë, ku janë sekuestruar mallra kryesisht ushqimore.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale”, njoftoi më herët policia.
Ndëkohë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nga ana e tij u ka bërë thirrje qytetarëve për gjakftohtësi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta