Tensionet mes simpatizantëve në Elbasan, gazetari Salianji: Janë shoqëruar disa persona
Dita e Verës ishte ndryshe për qytetin e Elbasanit, ku vëmendjen e festës tradicionale e mori përplasja mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike.
Prezenca e kryeministrit Rama në Elbasan, por edhe liderit të opozitës, Lulzim Basha krijoi tensione mes mbështetësve të dy partive, të cilët nuk kursyen gjuhën fyese kundrejt njëri-tjetrit, situatë kjo, e cila kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji thotë se në lidhje me situatën e tensionuar mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së janë shoqëruar disa persona, por nuk dihet saktësisht numri i tyre.
“Ka pasur persona të shoqëruar. Por, Policia e Elbasanit nuk ka bërë të ditur numrin e të shoqëruarve. Por, jo-zyrtarisht thuhet se janë shoqëruar 10 persona, por pritet të ketë një konfirmim zyrtar nga Policia e Elbasanit”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta