Tensionet në ndeshjen Atletiko-Mançester Siti, UEFA dërgon delegat në Madrid

14 Prill 2022 | 15:54

UEFA do të marrë raporte nga një delegat i tyre dhe arbitri i cili gjykoi ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve midis Atletiko Madrid dhe Mançester Siti.

Institucioni më i lartë i futbollit  europian dërgoi delegatin snë Madrid, për shkak se në fund të ndeshjes në “Wanda Metropolitano “, pati përplasje fizike midis dy skuadrave.

Gjithçka filloi në minutën e 88-të, kur mbrojtësi i Atletikos Felipe shkaktoi faull dhe mori karton të kuq duke lënë skuadrën spanjolle me 10 lojtarë. Situata u bë edhe më e agravuar, teksa u deshën 9 minuta shtesë që të përfundonte loja.

Sipas Sky Sport, përplasje ka pasur edhe pasi lojtarët janë futur në tunel për të shkuar në dhomat e zhveshjeve. Madje, raportohet se mund të jetë përfshirë edhe trajneri Pep Guardiola.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me Sitin që kaloi në gjysmëfinale pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Angli dhe do të përballet në turin tjetër me Real Madrid.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026