Tensionet në vend, Mirela Kumbaro: Fëmijët u nxitën të shkatërrojnë pronën publike

14 Dhjetor 2020 | 18:36

Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro ka folur rreth protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh. Ajo tha në Euronews Albania se fëmijët po nxiten në mënyrë të paligjshme të ushtrojnë dhunë dhe të shkatërrojnë pronën publike.

“Unë jam dakord me faktin se shoqëria reagon. Ishte një efektivi i policisë, për të cilin duhet kërkuar drejtësi dhe po behët drejtësi. Pati një qëndrim moral edhe te ministri Lleshaj, i cili dha dorëheqjen. Në gjithë këto protesta, përtej anës demokratike, kemi një shkarje dhe rrëshqitje e protestës, të cilët dalin fëmijët dhe nxiten në mënyrë kriminale për të dëmtuar dhe shkatërruar”, tha ajo.

Ish-ministrja pretendon se të miturit po nxiten për të prodhuar dhunë, por shtoi se kjo mbetet për t’u provuar nga organet kompetente.

“Patëm të mitur që nxiteshin për të shkatërruar pronën publike. Ajo që mua më shqetëson është kriminalizimi i përdorimit të fëmijëve, dhe ka një nen të veçantë që e parashikon këtë.

“E para, unë thashë iu takon organeve që të gjejnë provat dhe këtu s’po përdor tonin dhe as zërin e hetuesve. Fëmijët në atë moshë janë të orientuar, dhe është një gjë tjetër që fëmijët marrin pjesë në protesta dhe është gjë tjetër fëmijët të shkojnë dhe të thyejnë pronën publike. Janë dy gjëra të ndryshme”, tha ajo.

Vrasja e të riut të martën që shkoi shkaktoi tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, Korçë dhe në qytetin e Shkodrës. Të shtunën paradite në Shkodër një grup të miturish sulmuan selinë e Partisë Socialiste, dhe prej andej nxorën dokumente dhe orenditë duke iu vënë zjarrin në rrugë.

Ndiqni debatin e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021