Tensionet Spanjë-SHBA, Presidenti i KE mbështet Kryeministrin Sanchez
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka shprehur mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për Spanjën pas tensioneve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim zyrtar, Costa bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, për të theksuar solidaritetin e BE-së ndaj Madridit zyrtar.
“Sapo zhvillova një telefonatë me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, për të shprehur solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Spanjën. BE-ja do të sigurojë gjithmonë që interesat e shteteve të saj anëtare të mbrohen plotësisht. Ne riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror të bazuar në rregulla, kudo në botë”, thuhet në deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian.
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici dhe kalimtarët shpëtojnë gruan e bllokuar në gropën 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë