Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që po udhëheqin bllokadat e fakulteteve në këtë vend.
Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Luftëtarëve Serbë në qendër të qytetit.
Pavarësisht temperaturave të larta, disa protestues përshkuan në këmbë rreth 50 kilometra për të marrë pjesë në tubim.
Ai u zhvillua vetëm një ditë pas mitingut të organizuar nga Partia Pëparimtare Serbe në pushtet, në qendër të Beogradit.
Ai ishte njëri në vazhdën e disa protestave të organizuara nga lëvizja studentore qysh në nëntor të vitit 2024, kur nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit humbën jetën 16 persona.
Fillimisht, studentët kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë, duke argumentuar se shembja ishte pasojë e korrupsionit në projektin e rindërtimit të stacionit.
Pas disa muajsh protesta, ata shtuan edhe kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Megjithatë, në protestën e së dielës në Kralevë dominuan mesazhet për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.
Ajo u zhvillua në Ditën e Vidovdanit – festë fetare dhe shtetërore në Serbi – që përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur