Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të pa deklaruara, procedohet shtetësja kineze
Policia e Rinasit këtë të premte ka kapur një shtetase kineze pasi tentoi të kalonte kufirin me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë të pa deklaruara.
Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar shtetësja A. W., 45 vjeçe, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta