Tentoi të vidhte një automjet, në pranga 28-vjeçari në Tiranë

17 Tetor 2022 | 15:13

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi tentoi të vidhte një automjet.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë N.P, dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

I riu është kapur në në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërhyrja”.

Pas shoqërimit në komisariat, policia bën me dije se 28-vjeçari ka goditur stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026