“Tentoi vetëvrasjen 4 herë”- Momenti kur policët në SHBA dhunojnë italianin (VIDEO)

6 Maj 2024 | 10:06

Një video e publikuar nga familja dhe avokatët e 25-vjeçarit italian Matteo Falcinelli ka shkaktuar tronditje në Itali.

Sipas mediave të huaja, ai është një i ri që ka ndjekur një program master në biznesin e turizmit në Miami, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 25 shkurt, Falcinelli vizitoi një klub ku tha se kishte pirë dy kokteje dhe kishte parë një strip shoë. Më pas, sipas avokatit të tij, ai kuptoi se dikush i kishte marrë dy celularët me një sërë informacionesh personale nga xhaketa.

Pas tensionit me pronarët e dyqanit, Falcinelli doli në rrugë, ku po e priste policia. I irrituar, siç raporton shtypi italian, ai i kërkoi policisë amerikane që të merrte masa për të gjetur celularët e tij, ku kishte edhe kodet e llogarisë bankare. I riu është imobilizuar me kokën në asfalt dhe gjurin e një polici që i shtyp fytyrën, siç shkruan gazeta La Repubblica. Menjëherë më pas, një oficer i sigurisë së dyqanit i ka dorëzuar një punonjësi policie celularët e studentit italian.

Më pas 25-vjeçari italian është dërguar në komisariat, ku siç duket nga video e transmetuar nga disa media, është dhunuar rëndë. Policët e kanë imobilizuar sërish dhe me rrip i kanë shtrënguar prangat dhe i kanë lidhur këmbët. Ky abuzim zgjati 13 minuta, ku i riu përsëriti se kërkonte vetëm respektimin e të drejtave të tij dhe qante nga dhimbjet e tmerrshme.


Falcinelli u gjykua për rezistencë ndaj autoritetit policor dhe aktualisht është jashtë burgut pasi pranoi të kryente ‘shërbimin e komunitetit’ për një periudhë të shkurtër kohe.

Nëna e tij tregoi se djali i saj, pas kësaj eksperience traumatike, ka tentuar të vriste veten katër herë dhe se më në fund ka arritur të durojë falë forcës së tij mendore, edhe për faktin se në të kaluarën ka qenë sportist profesionist. Familja e Matteo Falcinelli ka bërë të ditur se synon t’i drejtohet drejtësisë, të rivendosë të vërtetën dhe me synimin për të dënuar të gjithë përgjegjësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që mund t’u heqë statusin automatik të mbrojtjes së përkohshme burrave ukrainas në moshë ushtarake që ndodhen në vendet...
17:54 | 07/07/2026

Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti të martën në kryeqytetin turk, Ankara, për të marrë pjesë në Samitin e 36-të të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive...
17:45 | 07/07/2026

Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë

Princi Harry dhe gjashtë paditës të tjerë, mes tyre Sir Elton John, Baronesha Lawrence dhe aktorja Liz Hurley, kanë humbur çështjen në Gjykatën e Lartë...
17:12 | 07/07/2026