Tentuan të “vjedhin” një veshkë, arrestohet senatori dhe gruaja e tij

5 Maj 2023 | 17:47

Një senator nigerian, gruaja e tij dhe një mjek janë burgosur për komplot trafiku organesh.

Politikani Ike Ekweremadu, 60 vjeç dhe gruaja e tij Beatrice, 56 vjeç, u akuzuan për një komplot për të sjellë një burrë nga Lagos në Britani në mënyrë që t’i merrnin veshkën për vajzën e tyre 25-vjeçare Sonia Ekweremadu.

Rasti shënoi herën e parë që të pandehurit dënohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne për një komplot për marrjen e organeve. Edhe pse është e ligjshme të dhurosh një veshkë, bëhet kriminale nëse merr para ose ndonjë përfitim tjetër material.

Çifti, së bashku me mjekun Dr. Obinna Obeta, 50 vjeç, u shpallën fajtorë. Sonia Ekëeremadu – e cila ka një sëmundje të rëndë të veshkave – qau në gjykatë pasi u lirua nga e njëjta akuzë.

Në një seancë dëgjimore të premten, Ekweremadu u burgos për nëntë vjet e tetë muaj, gruaja e tij Beatrice u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Obeta u dënua me 10 vjet burg.

Thuhet se burri i cili do të jepte veshkën do të shpërblehej për dhurimin e organit në një procedurë private prej 80,000 £ në Spitalin Royal Free të Londrës. Prokuroria pretendoi se donatorit, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, iu ofruan deri në 7,000 £ së bashku me premtimin për një jetë më të mirë në MB.

Donatori nuk e kuptoi deri në takimin e tij të parë me një konsulent në spital se ai ishte atje për një transplant të veshkave. Sipas informacioneve burri ishte paraqitur si kushëriri i Sonia Ekweremadu në një përpjekje të dështuar për të bindur mjekët që të kryenin procedurën në Spitalin Royal Free.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke...
16:04 | 25/06/2026