“Tepër shqetësuese”, deputeti Ismaili komenton censusin e popullsisë në RMV

30 Mars 2021 | 20:00

Hysni Ismaili, deputet i partisë “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e regjistrimit të popullsisë në RMV është një situatë e ngjashme me atë të vitit 2011 dhe se për ta është shumë shqetësuese.

“Është interesant fakti se kryeministri Zoran Zaev para një jave ose dhjetë ditësh tha se mund të merret vesh me të gjithë, vetëm me zotin Hristjan Mickoski që është kryetar i VMRO-DPMNE dhe tani vjen me një thirrje telefonike, vjen dhe të gjitha çështjet i zgjidhin duke shtyre regjistrimet, pa e ditur dikush,- tha Ismaili.

Sipas tij, rekomandimi i Kombeve të Bashkuara ishte që të anulohet regjistrimi për shkak të pandemisë, po siç tha dhe deputeti i “Alternativës”, kanë qenë po të njëjtët njerëz ata që kanë insistuar se regjistrimi duhet mbajtur.

Në këndvështrimin e tij kjo shtyrje është arsye e mjaftueshme për të zbehur vullnetin dhe me këto ritme, regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mund të vijojë të shtyhet me dekada.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026