Ter Stegen dëmtohet në Arabinë Saudite, humb Superkupën e Spanjës

7 Janar 2026 | 08:19

Marc-André ter Stegen, portieri kryesor i Barcelonës, ka ndërprerë para kohe qëndrimin në kampin stërvitor të skuadrës në Arabinë Saudite, pas një problemi fizik të pësuar gjatë stërvitjes.

Gjatë seancës së së martës në Xheda, gardiani gjerman u detyrua të largohej nga fusha rreth 25 minuta para përfundimit të stërvitjes, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e tij fizike. Dëmtimi e përjashton Ter Stegen nga pjesëmarrja në Superkupën e Spanjës, një goditje e rëndë për Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flick.

Pas situatës së krijuar, klubi katalanas reagoi menjëherë duke thirrur Diego Kochen, portierin e Barcelonës B, për t’iu bashkuar ekipit të parë. Portieri i ri amerikan pritet të udhëtojë që të mërkurën drejt Arabisë Saudite dhe të jetë në dispozicion për ndeshjet e radhës.

Në një njoftim zyrtar, Barcelona bëri të ditur:
“Portieri Marc-André Ter Stegen po largohet nga kampi stërvitor i skuadrës Blaugrana në Arabinë Saudite për t’u rikthyer në Barcelonë, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Diego Kochen, portieri i ekipit rezervë, do t’i bashkohet grupit të mërkurën.”

Gjendja e Ter Stegen pritet të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa Barça përballet me një sfidë të papritur në prag të Superkupës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026

Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur...
22:24 | 13/07/2026