Tërheqja e Turqisë nga marrëveshja për mbrojtjen e grave, gazetari Brahaj: Opozita nuk ka luajtur rolin e duhur
Vendimi i Turqisë për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për mbrojtjen e grave ka ngjallur reagime nga shoqëria civile, e cila organizoi edhe protesta në Stamboll, por edhe nga ndërkombëtarët.
Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj u shpreh në Euronews Albania se edhe opozita turke nuk ka luajtur rolin e duhur, pas vendimit të Erdogan.
“Opozita kryesore dhe 3 partitë e tjera nuk kanë bërë asnjë ankim në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh gazetari.
Zoti Brahaj sqaroi më tej se Turqia nuk është kundra marrëveshjes, por kundra disa neneve në të, si homoseksualizmi apo martesave të së njëjtës gjini.
Gazetari tha se edhe Turqia ka kaluar në sistem presidencial, por ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë për të drejtat e njeriut nuk ka të drejtë presidenti t’i anulojë.
Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen bëri thirrje që të gjithë nënshkruesit të ratifikojnë konventën, duke shtuar se gratë meritojnë një kornizë të fortë ligjore për t’u mbrojtur.
Ky aksion i ndërmarrë nga Presidenti Erdogan i cili e largon Turqinë nga vlerat demokratike dhe evropiane pritet të diskutohet edhe sot në samitin e Bashkimit Evropian.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta