Tërhiqen protestuesit në Kanada pas bllokimit 1-javor të urës me SHBA-në

13 Shkurt 2022 | 17:19

Përballja e tensionuar në kufirin amerikano-kanadez duket se u zhbë në mënyrë paqësore ditën e shtunë.

Manifestuesit filluan të largoheshin pa bërë rezistencë, pasi policia kanadeze ndërhyri për t’i shpërndarë pas bllokadës 1-javore.

Protestuesit tek Ura e Ambasadorit dhe në pjesë të tjera të Kanadasë synonin heqjen e kufizimeve anti-COVID.

Gjithashtu, në vend ka pasur edhe një rrymë kundër kryeministrit Justin Trudeau, i cili i quajti demonstruesit një shtresë të dytë të shoqërisë kanadeze.

Shumë protestues, duke drejtuar kamionë të vegjël e të mëdhenj, kanë kaluar net të tëra në vend grumbullimet e tyre për të kundërshtuar masat kufizuese, që kanë çoroditur tregtinë dhe prodhimin, sidomos në industrinë e automjeteve.

Ura e Ambasadorit është kalimi më i rëndësishëm kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ku kryhet 25 për qind e tregtisë mes dy vendeve.

Protestat janë pagëzuar me parullën “Marshimi i Lirisë” dhe nisën me një tubim të vogël në kryeqytetin Otaua, për t’u përhapur më pas në Toronto, Montreal e më gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026