Tërhiqen skuadrat britanike, Super Liga e Evropës në pikëpyetje, 6 skuadra rishikojnë vendimin
Krijimi i Super Ligës së Evropës merr një tjetër rrjedhë, pasi gjashtë skuadrat angleze kanë vendosur të tërhiqen nga krijimi i këtij kompeticioni të ri. Përmes njoftimeve në faqet zyrtare në rrjetet sociale, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham kanë njoftuar se janë tërhequr nga vendimi për krijimin e kompeticionit të ri.
Një kthesë e fortë nga ekipet britanike, të cilat vënë në pikëpyetje serioze krijimin e së ashtuquajturës Super Ligë, pasi bëhet fjalë për gjysmën e skuadrave themeluese.
Kthimi i vendimit të ekipeve britanike vjen pas reagimeve të shumta, duke e konsideruar krijimin e Super Ligës evropiane si një veprim që do e dëmtonte futbollin. Grupet e tifozerive të klubeve kryesore angleze protestuan të martën.
Juventus, Milan, Inter, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe gjashtë skuadrat angleze deklaruan pak ditë më parë se do të krijonin një ligë paralele me ato të UEFA-s dhe FIFA-s me ndeshje mesjave.
Pavarësisht tërheqjes së klubeve angleze, nga Super Liga është bërë me dije se vullneti mbetet i njëjtë, për të vijuar sipas planit në organizimin e saj sa më shpejt.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta