Tërmetet tronditin Greqinë dhe Turqinë, priten të tjerë
Disa tërmete janë ndjerë mes ishujve grekë dhe Turqisë.
Lëkundja më e fuqishme ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, pak kilometra në jug të ishullit Mitilini, Greqi.
Ishulli është shumë afër Turqisë dhe lëkundjet janë ndjerë dhe atje.
Sipas mediave lokale dëmet deri tani raportohen vetëm materiale.
Ndërkohë, një goditje tjetër ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.
Gjatë orëve në vijim priten lëkundje të tjera.
Dy tërmete të forta goditën së fundmi ishullin grek të Samosit brenda 14 minutave nga njëri-tjetri.
Tërmeti i parë, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në orën 12:56 me orën lokale, 14 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Pitagorionit dhe u ndje në shumicën e ishujve Dodekanez.
Tërmeti i dytë me magnitudë 5.2 Rihter pasoi në orën 13.10.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren