Tërmeti 5.6 ballë godet Indonezinë, 46 viktima e dhjetëra të plagosur

21 Nëntor 2022 | 10:47

Një tërmet ka goditur ishullin kryesor indonezian Java, duke lënë të paktën 46 persona të vdekur dhe 700 të plagosur, thonë zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi qytetin Cianjur në Java Perëndimore, në një thellësi prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesat e larta u evakuuan.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

BBC shkruan se të paktën 300 njerëz po trajtoheshin për lëndime në një spital në Cianjur.

Ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga ndërtesat e shembura dhe kanë arritur të shpëtojnë një grua dhe foshnjën e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026