Hapja e portave të HEC-ve përmbytën Shkodrën, thotë Bardh Spahia

21 Nëntor 2022 | 10:35

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi se gjatë mbrëmjes së djeshme janë hapur portat e hidrocentraleve, çka ka sjellë edhe përmbytje në shumë zona të këtij qarku.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se ky fakt është pohuar nga vetë banorët.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë komunikim me drejtuesit e këtyre hidrocentraleve, teksa shtoi se banorët janë gjendur të papërgatitur.

“Vlen për t’u theksuar fakti, që shpejtësia në rritjen e nivelit të ujit na detyron të mendojmë se ka pasur shkaktar hapjen e menjëhershme të portave të Liqenit të Fierzës. Zero komunikim. Kemi pritur dhe është dashur kohë më parë të ishim informuar, si institucion i bashkisë, mbi situatën apo mbi parashikimet për hapjen e këtyre portave, në mënyrë që të kishim pasur mundësinë që në kohën e duhur të kishim lajmëruar banorët e këtyre zonave për të marrë masat e tyre, por edhe njëkohësisht të kishim pasur mundësinë, ne si institucion, që të kishim marrë masat tona për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Edhe nga informacionet e fundit që kemi, mbrëmë, gjatë gjithë natës janë hapur portat, ka pasur shkarkime masive, çka ka bërë që situata të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme dhe shumë të shpejtë, duke i gjetur banorët të papërgatitur. Absolutisht hapja e digave, e thashë edhe më përpara, e thonë edhe banorët vetë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026