Situata e reshjeve në Lezhë, Ndreu: Janë evakuuar 3 familje, disa toka të përmbytura
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka dhënë detaje në lidhje me situatën nga reshjet në Lezhë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se janë përmbytur disa toka bujqësore, ndërsa shtoi se tre familje deri tani janë evakuuar.
Ndreu theksoi se për shkak të reshjeve disa rrugë aktualisht janë të bllokuara, ku qarkullimi është bërë i vështirë.
“Janë përmbytur disa toka bujqësore. Jemi në fshatin Grash dhe ka një sasi shumë të madhe uji. Tentuam që të hyjmë në fshat, por ishte e pamundur. Janë disa familje nën ujë. Janë evakuuar 3-4 familje. Situata është e vështirë në tokat bujqësore. Shpresoj që të bjerë niveli i reshjeve dhe situata të qetësohet. Disa rrugë aktualisht janë të bllokuara. Ka pasur probleme edhe me energjinë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Situata e rëndë nga përmbytjet, Berisha niset drejt Shkodrës
- Moti në vend: Situatë e qëndrueshme në Elbasan, akset nacionale janë të hapura
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në