Situatë problematike | Mbi 480 familje nën ujë në Shkodër, nisin evakuimet

21 Nëntor 2022 | 10:33

Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Tonin Dedaj u shpreh në një intervistë për Euronews Alnania se situata me përmbytjet mbetet problematike në Shkodër, edhe pse intensiteti i shirave ka rënë.

Dedaj nënvizoi se deri tani janë evakuuar 30 familje dhe në total janë 482 familje të rrethuara nga uji.

“Intensiteti i reshjeve ka rënë, por situata mbetet problematike në këtë bashki. Momentalisht që flasim, ka rreth 1855 hektarë tokë në prezencën e ujit dhe rreth 482 familje janë të rrethuara nga uji. Gjatë ditës së djeshme dhe sot vijon evakuimi i banorëve. 30 familje janë evakuuar deri më tani”, u shpreh ai.

Dedaj sqaroi se personat që po evakuohen, po vendosen në konvitetet e universitetit të Shkodrës.

Ai renditi edhe zonat më problematike, të cilat janë: njësia Dajç, Velipojë, Gur i Zi, njësia Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026