Moti i keq në Shkodër: Bllokohet hyrja e qytetit, dëmtohet ura e vjetër dhe e re
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dhe Shkodra është një ndër qarqet më problematike.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, raportoi se hyrja e qytetit të Shkodrës është e bllokuar, teksa shtoi se e vetmja mënyrë për të hyrë në të është nëpërmjet rrugës së vjetër nga njësia administrative e Gurit të Zi.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve instensive janë dëmtuar këmbët e urës së vjetër të Bahçallakut, që gjithashtu kanë dëmtuar edhe bazamentin e urës së re.
Për arsye sigurie, qarkullimi në urën e re është ndaluar përkohësisht.
“Unë aktualisht jam vendosur në hyrjen e re të urës së Bahçallakut, pasi sërish hyrja e Shkodrës është e bllokuar. Kjo është rruga hyrëse që të sjell në qytetin e Shkodrës. Që nga harku i Bërdicës, rruga është e bllokuar. E vetmja mënyrë për të hyrë në qytetin e Shkodrës është nëpërmjet rrugës së vjetër nga njësia administrative e Gurit të Zi.
Për arsye sigurie e kanë mbyllur këtë urë, pasi edhe shembja e urës së vjetër të Bahçallakëkut ka shkaktuar jo pak frikë. Këmbët e urës së vjetër kanë dëmtuar jo pak edhe bazamentin e urës së re, janë ndjerë lëkundje te ura funksionale. Për arsye sigurie është bërë ndalimi i përkohshëm i qarkullimit”, theksoi Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar