Rrjedha e ujit mori para makinën, trupat e babë e bir ende nuk janë gjetur
Trupat e babë e bir, të cilët u rrëmbyen nga rrjedha e ujit teksa ndodheshin në automjetin e tyre në Shkrel të Shkodrës, ende nuk janë gjetur.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, raportoi në emisionin “Good Morning Albanians” së mbrëmjes së djeshme se kërkimet janë ndërprerë.
“Në njësinë administrative të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, mbrëmjen e djeshme janë ndërprerë kërkimet nga focat RENEA, polumbarët, forcat e FNSH-së, si dhe nga banorët e zonës. Ende në momentet që flasi nuk është bërë e mundur gjetja e trupave të babë e bir, të cilët u rrëmbyen nga përroi i thatë ditën e djeshme”, theksoi Gjerga.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Pjetër Rushaj dhe djalin e tij, që ndodhej brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit mesditën e së dielës.
Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt, por kjo e fundit ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar