Viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, 16 persona në gjyq si përgjegjës
Një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet duke çuar për gjykim 16 persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës, vrasjes nga pakujdesia, ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.
Mes tyre janë ish-drejtuesit e Aluiznit, Arben Isaku, Flamur Gjuzi dhe Aldo Dakovelli të cilët akuzohen për shpërdorim detyre së bashku me ish-zyrtarët e Inspektoratit të Ndërtimit në Durrës, Artur Çela dhe Klajdi Lame.
Po ashtu Ramiz Shehu në cilësinë e projektuesit dhe ndërtuesit të banesës së familjes Lala në ish-kënetë ku humbën jetën 8 persona, akuzohet për vrasje nga pakujdesia 8 herë. Për vrasje nga pakujdesia me pasojë humbjen e 5 jetëve, janë marrë të pandehur edhe 3 pronarë hotelesh ndërsa hetimet 1-vjeçare u udhëhoqën nga dy prokurorë.
Për shpërdorim detyre është marrë i pandehur shefi i shërbimeve në “Shtëpinë e Pushimit” të Ministrisë së Brendshme, Kujtim Hasa, ku në një prej godinave humbi jetën efektivi Bajram Hajdarmetaj.
Për të njëjtën akuzë do të përgjigjen në gjykatë edhe tre specialistë të Aluiznit ndërsa për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm akuzohen Nevjana Isufi dhe Artur Terziu, i cili shndërroi apartamentin në katin e parë të një pallati 6-katësh në bar kafe.
Në Durrës pati 23 jetë të humbura nga shembja e 7 objekteve. Ndërkohë në të gjithë vendin nga tërmeti i 26 nëntorit pati 51 viktima.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta