Tërmeti me magnitudë 5.8 godet Porto Rikon, nuk raportohet për viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Porto Rikon ditën e djeshme. Raportohet se dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë fatmirësisht nuk ka asnjë informacion për ndonjë jetë të humbur
Një tërmet me një magnitudë prej 5.8 i shkallës Rihter ka goditur bregun jugor të Porto Rikos ditën e djeshme, duke shkatërruar shtëpi të shumta, por pa pasoja në jetë njerëzish.
Tërmeti ishte më i fuqishmi në një seri lëkundjesh që kanë përfshirë vendin prej tanimë dy javësh. Shumë shtëpi janë shkatërruar në qytetet e Guanikës dhe Guajanija. Imazhet e televizionit vendas tregojnë se si godinat kanë zënë makinat e parkuara në katet përdhese.
“Isha duke fjetur kur shtëpia nisi të binte pak nga pak. Kapa çantën që e kisha bërë gati dhe dola me vrap jashtë duke u hedhur nga ballkoni. Ishte tmerr. Nuk ja uroj njeriu”- tha një prej banorëve.
Guvernatorja e Porto Rikos është shprehur se ka mbledhur një skuadër të posaçme për të vlerësuar dëmin e tërmetit, ndërkohë që vendi ka humbur një formacion shkëmbor të quajtur “Dritarja e Karaibeve”, në një plazh që terhiqte shumë turistë.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun