Tërmeti në Kroaci, deputetja shqiptare: Pritet të rritet numri i viktimave, mbi 1 mijë objekte të dëmtuara

30 Dhjetor 2020 | 14:09

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj u shpreh në Euronews Albania se deri më tani janë raportuar 7 viktima nga tërmeti. 

Sipas saj në këtë shtet kanë pësuar dëmtime edhe mbi 1 mijë objekte.

“Ende janë operacionet e kërkim shpëtimit. Ka mbi 7 viktima dhe ka shumë të lënduar, mbi 1000 objekte janë të rënduara”, u shpreh ajo.

Deputetja shqiptare theksoi se nga ora në orë pritet që të rritet numri i viktimave.

“Po pritet që të kemi një numër të shtuar të viktimave. Gjatë natës ka pasur një dridhje të fortë dhe një pjesë e një fshati afër Petrinjas ka pasur pasoja dhe gjatë ditës do të marrin informacionet sesa është rritur numri i viktimave”, u shpreh ajo.

Deputetja tha se fatmirësisht nuk ka pasur shqiptarë të lënduar nga tërmeti.

“Këtu nuk ka lënduar shqiptarë nga tërmeti, por ka nga ata që kanë shkatërrime të objekteve”, tha ajo. 

Lexoni gjithashtu:

 7 viktima dhe rreth 26 të plagosur nga tërmeti në Kroaci

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026