Tërmeti në Turqi | Erdogan: Mbi 8 mijë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat

14 Shkurt 2023 | 13:05

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se më shumë se 8 mijë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave pas tërmetit që goditi Turqinë.

Erdogan shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve shkatërrimtare me të cilat u përball vendi.

Ai tha gjithashtu se mbi 81,000 njerëz të lënduar nga tërmetet janë larguar nga spitalet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.

Turqia nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026