Tërmeti në Turqi | Katari dhuron 10 mijë kabinat e përdorur gjatë Kupës së Botës
Katari planifikon të dërgojë 10,000 kabina të përdorura gjatë Kupës së Botës për të siguruar strehim për të mbijetuarit e tërmeteve në Turqi dhe Siri.
Katari bën me dije se gjithmonë kishte planifikuar të dhuronte shtëpitë e lëvizshme. Ata ishin të nevojshme për të ndihmuar në strehimin e e më shumë se 1.4 milionë tifozëve që zbritën në vendin e vogël gjatë turneut më të madh të futbollit.
Një grup fillestar prej 350 strukturash u dërgua të dielën drejt Turqisë, tha Fondi i Katarit për Zhvillim. Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që ranë më 6 shkurt vranë me dhejtëra njerëz në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore të shkatërruar nga lufta.
Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke lënë miliona të pastrehë. Ndërsa strehimoret u mbipopulluan në ditët e para pas tërmetit, mijëra të mbijetuar u detyruan të flinin jashtë mes të ftohtit.
Katari dhe vende të tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar ndihmë në rajonin e goditur. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar 100 milionë dollarë si dhe kanë dërguar tetë avionë me furnizime në Turqi dhe Siri.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë