Tërmeti në Turqi| Nuk vret natyra, por cilësia e ndërtimeve

11 Shtator 2023 | 07:27

Një bashkëpunim unik i 6 televizioneve dhe gazetarëve që raportuan në terren në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.

Dy muaj pas tragjedisë, Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, risjellin detaje nga ngjarja që tronditi botën, me mbi 50 mijë viktima, miliona të pastrehë dhe qytete të tëra të shkatërruara.

Për herë të parë, 6 televizione bëhen bashkë me një mision, për të sjellë të gjithë zërat, të gjitha këndvështrimet.

Më shumë se 160,000 ndërtesa që përmbanin 520,000 apartamente u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit që vrau rreth 50 mijë persona në Turqi dhe Siri.

Një pjesë e godinave të shembura përfshinin dhe objekte të reja shumëkatëshe të cilat nuk kishin respektuar kushtet e ndërtimit.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik në Turqi kapin shifrën 103.6 miliardë dollarë, që është rreth nëntë për qind e GDP-së së parashikuar për vitin 2023.

Kjo shumë është gjashtë herë më e madhe se dëmi i shkaktuar pas tërmetit të Marmarasë në vitin 1999.

Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, janë shkaktuar në objekte banimi në vlerë prej 56,9 miliardë dollarësh.

Dëmet në infrastrukturën publike dhe objektet e shërbimeve janë 12.9 miliardë dollarë, ndërsa dëmi në sektorin ekonomik është 11.8 miliardë dollarë.

Ndiqni emisionin për tragjedinë e shekullit që goditi Turqinë më 6 shkurt 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026