Tërmeti tragjik në Turqi, flet presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

7 Shkurt 2023 | 12:57

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën kritike që ka përfshirë vendin dhe ndihmat që po jepen.

Ai tha se aktualisht se nga buxheti i shtetit janë shpërndarë 5 miliardë dollarë ndërsa shtoi se në terren janë 53,317 oficerë që po kërkojnë njerëzit që kanë ngelur nën gërmadha.

Erdogan bëri me dije ndër të tjera se në gatishmëri është dhe personeli shëndetësor.

Deklarata e Presidentit Erdogan:

Aktualisht, 53,317 oficerët tanë të kërkim-shpëtimit dhe personeli mbështetës po punon në zonën e rrënojave, dhe ky numër po rritet çdo orë që kalon me ekipe shtesë që vijnë nga jashtë. Gjithashtu po zbatojmë hap pas hapi masat për plotësimin e të gjitha nevojave të viktimave të fatkeqësisë që i kanë shpëtuar tërmetit.

54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe materiale të tjera u dërguan në rajon për t’iu dorëzuar viktimave të fatkeqësisë.

Në selinë e AFAD-it po punon nënkryetari ynë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me miqtë tanë.

Në radhë të parë, ne ndamë menjëherë një burim prej 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse. Mbajtja e hapur e linjave të transportit dhe komunikimit është e një rëndësie jetike. Për shkak të kushteve të vështira të dimrit, ka ende vështirësi në dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe pajisjeve dhe materialeve të ndihmës në zonën e tërmetit.

Për këtë, rikujtoj se askush nuk duhet të përdorë rrugët në zonën e tërmetit nëse nuk është e nevojshme.

Në shëndetësi, në qark u transferuan gjithsej 5 mijë personel shëndetësor me afro një mijë autoambulanca, 241 ekipe të UMKE dhe 2 avionë ambulanca. Qytetarët tanë në mbarë vendin dhurojnë gjak për ta përdorur në rast nevoje. Përveç mijëra personelit të Forcave të Armatosura Turke, në aktivitetet e evakuimit dhe transportit janë përfshirë edhe 10 anije të marinës sonë dhe avionë mallrash të forcave tona ajrore.

Policia dhe xhandarmëria jonë janë në shërbim në të gjithë zonën e fatkeqësisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026