Termocentralet e qymyrit në Kosovë kërcënojnë shëndetin e banorëve
Skender Smajli, 64 vjeç, kalon 15 orë në ditë në një tub oksigjeni për shkak të astmës, për të cilën mjekët thonë se është pasojë e ndotjes nga termocentrali me qymyr.
Smajli, i cili merr 13 medikamente për të trajtuar astmën, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet e zemrës, jeton në fshatin Palaj jashtë qytetit të Obiliqit. Pikërisht këtu ndodhen dy termocentrale me qymyr dhe ku tymi pushton ajrin
64-vjecari ka punuar në këto ambiente për 26 vite, duke i dhënë fund në vitin 2001. Nga pluhuri nuk shihnim njëri tjetrin, kujton Skënderi.
Me vetëm gjashtë cent për kwh, Kosova ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Evropë, por ambientalistët paralajmërojnë se kostoja e saj është shumë më e lartë nëse merren parasysh shpenzimet e shëndetit publik.
Në një raport të vitit 2019, Banka Botërore tha se ndotja e ajrit vret rreth 760 njerëz çdo vit në Kosovë, e cila ka një popullsi prej 1.8 milionë banorësh. Obiliqi cilësohet vatra me më shumë probleme.
Sipas të dhënave, banorët vendas jetojnë 5 vjet më pak për shkak të ndotjes së ajrit.
“Si pasojë e ndotjes, komuna e Obiliqit ka rreth 30 për qind më shumë pacientë me sëmundje kronike dhe 30 për qind më shumë raste me tumor malinj se në pjesët tjera të Kosovës”, u shpreh Haki Jashari, drejtor i ambulancës së qytetit.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështeten shumë në qymyr për prodhimin e energjisë, dhe me kapacitetet e dobëta prodhuese përcaktohen një kontribuues kryesor i ndotjes. Por ndërsa këto shtete kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ata do të duhet të reduktojnë konsumin e qymyrit.
Kosova ka rezervat e pesta më të mëdha të linjitit, qymyri me cilësi më të ulët në botë të vlerësuara në 12-14 miliardë tonë dhe prodhon më shumë se 90 për qind të energjisë elektrike në dy termocentralet e Obiliqit. Në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian i kërkoi Kosovës të ndalojë së mbështeturi vetëm në “furnizimin me energji të rrezikshme nga qymyri”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta