“Terror, shkelje e rëndë e ligjit”, Brataj komenton arrestimin e mjekut tek Trauma
Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj e quajti terror arrestimin e mjekut Fitim Marku tek Spitali i Traumës.
Në studion e Euronews Albania, Brataj nënvizoi se policia ka hyrë në sallë dhe ka arrestuar mjekun teksa i shërbente një personi të intubuar.
Mjeku u shpreh se gjithçka që ndodhi tek spitali i Traumës ishte një show.
“Është një shkelje shumë e rëndë për disa arsye. Është shumë demostrative. Kanë hyrë në sallën e operacionit persona me maska, kanë hequr mjekun nga pacienti i intubuar. Këto janë shkelje shumë të rënda. Të heqësh mjekun nga pacienti i intubuar ky është krim. Ka një shkelje të madhe sa i përket anës procedurale. Ky është një akt terrorist. Për çfarë u infiltrua një agjent policie, ku është grupi kriminal brenda. Ky ishte një terror, një show shumë i shëmtuar”, u shpreh Brataj.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest shtëpie” për mjekun Fitim Marku të arrestuar të premten te spitali i Traumës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se për shkak të ishemisë celebrale, mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.
Mjeku dyshohet të jetë kapur në flagrancë brenda ambienteve të spitalit duke marrë ryshfet nga pacientët.
Ndërkohë në prangat e policisë, ra një tjetër mjek dhe një infermiere.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta