Tesla nën hetim për nivelin e sigurisë së makinave

Tesla
8 Mars 2023 | 15:16

Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Teslas mund të shkëputet gjatë ecjes, rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve kanë nisur një hetim lidhur me këtë çështje.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, hetimi raportohet se përfshin mbi 120.000 automjete nga modeli i vitit 2023.

Agjencia pretendon se në të dyja rastet kur Modeli Y iu kishte dorëzuar klientëve, atyre iu mungonte buloni që mban timonin dhe ndihmon në drejtimin e makinës. Timoni i makinës së këtij modeli mbahej nga pjesë të tjera të automjetit, por për shkak se në këtë model mungonte buloni, bënte që timonin të binte.

Në dokumentet e postuara të mërkurën, agjencia pretendoi se të dy ngjarjet ndodhën për makinat që ishin ende relativisht të reja.

Modeli Y është një automjet sportiv i shërbimeve që kombinon karakteristika të makinave që përdoren relativisht për përdorim të përditshëm me pasagjerë si dhe me veçori të automjeteve që janë të përshtatshme edhe të vozitësh në terrene të ndryshme, shembull në shkretëtirë.

Hetuesit po shqyrtojnë shumë faktorë sikurse numri i madh i personave që kanë raportuar për këtë problem, numri i automjeteve që kanë pasur këtë defekt dhe procesin e prodhimit të makinave në Tesla.

Modeli Y është makina më e shitur e kompanisë Tesla.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026