Testet e shpejta për COVID-19, mjekja shqiptare në Gjermani: Nuk janë 100% të sigurt

13 Nëntor 2020 | 08:37

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania, mjekja Kastela Miço tregoi se testet e shpejta përdoren ama jo për përdorim të përgjithshëm, vetëm për atë spitalor.

“Pra, nëse një pacient ka nevojë për një ndërhyrje invazive dhe nuk është i dyshuar për COVID, atëherë ne përdorim këto teste të shpejta për të nxjerrë rezultatin brenda 30 minutash,” – tha Miço.

Ajo tregoi se pikërisht sepse këto teste nuk janë 100% të sigurt, përdoren vetëm në raste urgjente për njerëz që nuk dyshohen si të infektuar por duhet t’i nënshtrohen një ekzaminimi.

Së fundmi mjekja shpjegoi se situata nga COVID-19 është ende në shifra alarmante dhe rrjedhimisht edhe shifrat e vdekshmërisë janë rritur.

“Masat kufizuese nuk kanë dhënë ende asnjë efekt. Jemi në shifra në rritje të numrit të infektimeve,” – pohoi Kastela Miço.

 

Lexoni gjtihashtu: 

Testet e shpejta COVID, drejtori i OBSH për Evropën: Pas 8-10 javësh do vijnë në Shqipëri

Shanset e Shqipërisë për të marrë vaksinën anti-Covid, flet ministrja Manastirliu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026