Tetë të vdekur dhe mbi 100 të infektuar të rinj në Kosovë
Prej ditësh në Kosovë raportohet një situatë e qëndrueshëm sa i takon përhapjes së pandemisë së Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 744 teste të dyshuara, ndërsa 109 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lajmi bëhet publik nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, i cili thotë se pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, tetë qytetarë nuk kanë arritur dot të mundin coronavirusin.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot në të gjithë territorin kanë ndërruar jetë 1325 qytetarë. Sipas mjekëve, shumica dërrmuese e viktimave kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive
Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.
Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga qytetarët të zbatojnë masat, të shmangin vendet ku mblidhen shumë njerëz dhe të kryejnë testin nëse shfaqin shenja të ngjashme me ato të Covid-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta