Ministri Çuçi paralajmëron ndryshime rrënjësore në polici: Disa gjyqtarë po nxjerrin kriminelë nga burgu

28 Qershor 2021 | 11:37

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat, një ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku nga një përplasje me armë zjarri humbën jetën 4 persona, u shpreh se e mirëkupton shqetësimin publik dhe ankesën për policinë, por shtoi se është e pamundur që policia të jetë prezente në çdo cep të territorit, në çdo orë të mundshme kur mund të ndonjë një aksident apo përplasje.

“E mirëkuptoj shqetësimin publik dhe ankesën e zëshme ndaj Policisë së Shtetit por dua të theksoj se Policia e Shtetit, përtej të metave dhe dobësive dhe nevojës për përmirësim, policia as nuk ndjek dot çdo makinë që lëviz në çdo rrugë të vendit, dhe as çdo sherr që ndodh në 1 të natës. Policisë së Shtetit do t’i vihen në dispozicion dronë super inteligjentë, pajisje moderne për matjen e shpejtësisë dhe sistem monitorim të rrugës”, tha ministri Çuçi.

Teksa pranoi se Policia e Shtetit ka nevojë për përmirësim, z. Çuçi e drejtoi gishtin tek disa prokurorë e gjykatës, të cilët madje i citoi edhe me emër dhe mbiemër. Ai shtoi se këta të fundit kanë nxjerrë nga burgu persona me rrezikshmëri të lartë, të arrestuar nga policia.

“Duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që ecin me parimin ‘kap ça të kapësh’. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë. Kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje, ku vetëm në qershor janë ndaluar për armëmbajtje pa leje persona shumë të rrezikshëm. Por, disa prokurorë në Fier, Vlorë e Elbasan kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi autorët e ngjarjeve kriminale. Këta janë shembull i asaj si nuk duhet të jetë forca e ligjit përballë atyre”, tha ministri i Brendshëm.

Ministri paralajmëroi ndryshime rrënjësore të policisë në qarqe, duke nisur nga java e ardhme, ndryshime të cilat, siç tha, do të preken nga të gjithë.

“Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të Policisë së Shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim”, tha ministri Çuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026