Tetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

6 Prill 2021 | 15:52

Në Kosovë tetë qytetarë të konfirmuar pozitivë më Covid-19 kanë ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se janë kryer 4082 teste, nga të cilat janë konfirmuar të prekur 489 qytetarë.

Që nga fillimi i epidemisë 1934 persona nuk kanë mundur dot të mundin virusin Covid-19, numër ky tepër shqetësues për autoritetet shëndetësore.

“Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes”, thekson IKSHPK.

 

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 246 raste, Mitrovicë 26 raste, Kamenicë 24 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 17 raste, Drenas 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Lipjan 12 raste, Obiliq 11 raste, Shtime 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Rahovec dhe Suharekë.

Në përpjekje për të ulur numrin e infektimeve qeveria e Kosovës një ditë më parë miratoi një sërë masash kufizuese, siç janë; ndalimi i tubimeve me më shumë se dhjetë persona, mbyllja e gastronominë, test negativ të Covid-19 për qytetarët që hyjnë në Kosovë, mësim online etj.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, konfirmoi dje para mediave se në rritjen e rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka ndikuar edhe fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026