Tetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19
Tetë persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë. Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se janë kryer 3208 teste të dyshuara, prej të cilave 345 kanë rezultuar pozitivë.
Nga fillimi i epidemisë, Kosova raporton 1996 humbje jete, kurse numri i personave të prekur ka shkuar mbi 98 mijë.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.
Pavarësisht se nuk ka doza të mjaftueshme, Kosova vijon të kryejë vaksinimin e personave mbi 80 vjeç me qëllim për të ulur përhapjen e infeksionit në popullatë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta