Tetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19, bie numri i të infektuarve

28 Dhjetor 2020 | 14:19

Pandemia e Covid-19 në Kosovë paraqitet më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse. Gjatë 24 orëve te fundit kanë humbur jetën tetë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1002 testeve të dyshuara, 181 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se deri tani kanë humbur jetën 1317 qytetarë.

 

“Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515”,  thuhet në njoftim e IKSHPK-së.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga ana e qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë masat anticovid dhe të kryejnë testin nëse shfaqin simptoma të ngjashme me ato të Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026